Rreth nesh
Bonpazar është tregu i sendeve të përdorura në Kosovë. Njerëzit e lagjes sate shesin atë që nuk u duhet më, dhe ti e gjen pa kaluar nëpër grupe e komente.
Çdo shpallje ka vendin e vet, lagjen ose komunën, kurrë adresën. Bisedat janë private, brenda aplikacionit, pa numra telefoni. Takoheni, e shihni sendin, paguani me para në dorë. Bonpazar nuk ndërmjetëson pagesa dhe nuk merr komision, asnjëherë.
Falas është pjesë e tregut që nga dita e parë: atë që nuk e shet dot, dikujt afër i duhet.
Fillojmë në Prishtinë, pastaj qytet pas qyteti.